Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit në lidhje me rritjen e çmimeve në vendin tonë. Rama i ka kthyer përgjigje një qytetari në profilin e tij në Facebook i cili thotë se nafta ka shkuar 200 lekë ndërkohë që qytetarët kanë shumë fatura për të paguar.

Rama thotë se çmimet i ngre tregu dhe jo qeveria, ndërsa shton se pikërisht për këtë arsye po e mbajnë çmimin e energjisë elektrike aty ku ishte duke subvencionuar nga arka e shtetit.

REPLIKAT

Komentuesi 1: O shih cmimet po leji ndërtimet..se na mbyte 200 lek nafta .. nuk punojmë te gjithë si ju pushtetarët …kemi fatura qe i pagojme me rroge …a e di se ca eshte rroga o meer…

Edi Rama: I shikoj cmimet si jo, po cmimet ne pazar i ngre dhe i ul tregu jo qeveria, nderkohe qe pikerisht pse e di mire cfare eshte rroga po e mbajme cmimin e energjise aty ku ishte, duke e subvencionuar nga arka e shtetit, nderkohe qe kudo ne rajon e me tutje eshte rritur kacafiu! Ndersa ndertimet nuk i le ne asnje menyre, sepse ka akoma familje qe duan te kthehen ne shtepi pas shkaterrimit nga tërmeti

Komentuesi 2: Ne nuk po degjojme njeri tjetrin ne po degjojme vetem ty

Edi Rama: Prandaj ta kemi cuar pyetesorin qe te te degjoj edhe une ty, keshtu qe bujrum jepe opinionin tend dhe ki besim, por gjithesesi beso e kontrollo