Një person ka mbetur i plagosur në Shkodër, pasi është goditur me sende të forta. Sipas burimeve, mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Parrucë”.

Dyshohet se një person, ka goditur një tjetër me qytën e pistoletës pas një konflikti të çastit.

Në vendngjarja ka mbërritur policia, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital, pasi është dëmtuar në fytyrë.

Ndërkaq, uniformat blu janë vënë në kërkim të autorit të dyshuar.