Vetëm 5 kilometra nga Vlora, fshati Babicë vuan shërbimet më elementare që duhen të jetë për një komunitet.

Dritat i paguajnë dhe nuk kanë furnizim të rregullt ashtu sikurse paguajnë edhe ujin dhe nuk furnizohen rregullisht, edhe ai ujë që iu vjen në çezma nuk e përdorin dot për ta pirë apo gatuar.

Banorët shprehen se janë ankuar pranë OSHEE edhe për djegien e pajisjeve shtëpiake, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Ndërsa të tjerë banorë shprehen se fajin për këtë situatë ku ndodhen e ka vetë populli.