Tre persona u vranë me armë zjarri në një tjetër ngjarje të rëndë në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas të dhënave nga mediat amerikane, një nga viktimat është gazetar, ndërkohë që humbi jetën dhe një vajzë 9-vjeçare. Autori i këtij krimit, i identifikuar si 19-vjeçari, Keith Melvin Moses u arrestua nga autoritetet.

Mësohet se gazetari po raportonte për një ngjarje në orët e para të mëngjesit, ku i riu vrau një grua 20-vjeçare. Vrasësi u kthye në vendin e krimit dhe hapi zjarr ndaj një kameramani i cili mbeti i plagosur dhe ndaj gazetarit që humbi jetën, më pas hyri në një shtëpi dhe vrau një vajzë 9-vjeçare.

Sipas sherifit të qarkut John Mina, vrasësi ishte me precedentë të mëparshëm për një seri të gjatë krimesh, pavarësisht moshës së tij të re, si armëmbajtje pa leje, sulm të rëndë, vjedhje dhe grabitje.