Dy vajzat e Rifat Lalos të cilat dy ditë më parë denoncuan jashtë ambienteve të spitalit Infektiv se babai i tyre i cili ndërroi jetë nga COVID u la pa shërbim nga mjekja Migena Qato, janë vënë nën hetim nga policia.

Sipas bluve dy motrat akuzohen se nëpërmjet rrjeteve sociale dhe medias së shkruar, kanë përhapur informacione të rreme për Migena Qaton. Tashmë materialet hetimore i kanë kaluar   Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 filluan procedimin penal ndaj shtetaseve E. L. dhe I. L., sepse nëpërmjet rrjeteve sociale dhe medias së shkruar, kanë përhapur informacione të rreme për shtetasen M. Q., me detyrë mjeke. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

vijon..