Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 17 656 raste të reja me COVID.

Ndërkohë kanë ndërruar jetë 92 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave që prej fillimit të pandemisë në Greqi në 24 609 në total.

Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim është 512, prej të cilëve 389 janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine.

Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 395 pacientë ndërsa mesatarja e 7 ditëve të fundit është 429.