21 vite burg për Izet Haxhian, i cili akuzohet për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Ngjarja në fjalë ndodhi më 12 shtator të 1998. Izet Haxhia, akuzohet për “Vrasje me paramendim”.

Po ashtu në vendim caktohet edhe se Haxhiaj do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

VENDIMI

1.Deklarimin fajtor te te pandehuri Izet I. Haxhia per kryerjen e vepres penale te “Vrasje me paramendim” e kryer ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 78/2 e 25 te K.Penal denimin e tij me 21 (njezet e nje) vite burgjm.
2.Vuajtja e denimit te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonshme.
3. Ne kohen e vuajtjes se denimit te llogaritet koha e qendrimit te tij ne arrest ne burg si dhe duke vuajtur denimin.
U shpall ne Tirane ne daten 11.02.2022.