Një 61-vjeçar është arrestuar në Pusrec, pasi ka plagosur me thikë të vëllanë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40, në ambientet e një lokali në fshatin Liqenas.

Burime nga policia bëjnë me dije se K. M., rreth 61 vjeç, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) vëllain e tij, shtetasin P. M., rreth 59 vjeç.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes. I plagosuri ndodhet në spitalin e Korçës, ku po merr trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë:

Plagosi me mjet të mprehtë vëllain e tij, kapet dhe ndalohet nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Liqenas, Pustec, rreth orës 14:40, në ambientet e një lokali shtetasi K. M., rreth 61 vjeç, për motive të dobëta, kishte dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) vëllain e tij, shtetasin P. M., rreth 59 vjeç, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilat falë reagimit në kohë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

59-vjeçari P. M., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi K. M., ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.