RENEA, FNSH dhe policia lokale kanë blinduar natën e sotme Velipojën dhe të gjithë veriun në kërkim të personave të përfshirë në konfliktin që la katër të vdekur pas sherrit për shezlongët.

Raportohet se në vendin e ngjarjes mbërriti rreth orës 02:00 drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu, ndërsa drejtuesi i qarkut Shkodër Niko Brahimaj interesit të gazetarëve iu përgjigj “kërkoj mirëkuptimin tuaj për momentin”.

Por si ndodhi ngjarja?

Paraprakisht mësohet se Kujtim Ferracaku, pronar i restorant “Fantazia” u konfliktua me pronarët e hotel “Gocaj” për shezlonët në plazh.

Si pasojë mbeti i vrarë Kujtim Ferracaku, punonjësi i shezlongeve dhe dy viktimat e tjera janë nga familja Gocaj.

Nga plumbat ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës, Kujtim Frracakut bashkë me një tjetër person. Kujtim Ferracakut që u vra sonte tre vite më parë iu ekzekutua djali në Shkodër.