Dita e parë e punës ishte ishte edhe dita e fundit e jetës. Ky ishte fati tragjik i 20-vjeçarit Musaen Zeneli i cili u ndodh mes zjarrit të plumbave të dy familjeve, Ferracaku dhe Gocaj.

Në xhep iu gjetën vetëm 30 lekë. Kjo ishte pasuria e tij këtë ditë. Ndoshta, kur vitet të kishin kaluar, do ishte edhe ai i pasur. Por nuk pati kohë, nuk iu dha mundësia.