Tregu industrial në Pogradec nuk ka kushte dhe pamjet nuk kanë asgjë të përbashkët me atë se çfarë duhet të ketë një treg.

Gjithçka që fryn dhe bie jashtë hyn edhe brenda, ndërsa tendat ku ekspozohet malli dhe gjithçka tjetër që duket është sajuar nga vetë tregtarët, të cilët përpiqen të sigurojnë të ardhurat për familjet e tyre në të tilla kushte.

Situata e këtij tregu njihet dhe pranohet edhe nga kryetari i bashkisë së Pogradecit, i cili në këtë vit zgjedhjesh për pushtetin lokal, më në fund ka premtuar nisjen së shpejti të punimeve për tregun e ri.

Në kushte akoma më të vështira janë edhe tregtarët e fruta-perimeve, të cilët detyrohen të tregtojnë në qiell të hapur në trotuare dhe shpresohet që edhe këto të strehohen në tregun e ri që pritet të ndërtohet.