Temperaturat e larta që janë regjistruar së fundmi kanë shkaktuar djegien e 90 % të fshatit kanadez.

Mediat vendase bëjnë me dije se fshatit kanadez Lytton, ku më parë ishte matur një rekord i temperaturës prej 49.6 gradë Celsius, është shkrumbuar në pjesën më të madhe të tij.

Kryetari lokal, Brad Vis tha se dëmi i madh u bë në fshat në British Columbia, si dhe në infrastrukturën përreth. Ndërkohë kreu i administratës së fshatit, Jan Polderman, deklaroi se ishte i lumtur që doli i gjallë dhe se nuk kishte mbetur shumë nga fshati, raportuan mediat amerikane.

Ai më parë urdhëroi banorët të evakuohen dhe tha që zjarri shpërtheu nëpër fshat për vetëm 15 minuta. Temperaturat e jashtëzakonshme të larta kanë goditur pjesë të Amerikës së Veriut.

Ndërkohë për shkak të temperaturave të larta në Kanadanë perëndimore, u regjistruan 486 vdekje për një periudhë prej pesë ditësh, krahasuar me një mesatare prej 165 në rrethana normale.