Mykonos është një nga destinacionet më të preferuara për pushime. Pavarësisht se pandemia vazhdon ende, duket se turistë nga e gjithë bota po dynden gjithmonë e më shumë drejt ishullit të njohur grek.

Mirëpo, përveç se njihet si ishulli i miliarderëve, Mykonos po bën xhiron e mediave për shkak të lakuriqësisë që është ekspozuar së fundmi në rrugët e tij.

Vajza të veshura në mënyrë minimaliste duke espozuar pjesët intime kanë tërhequr jo vetëm vëmendjen e djemve rreth tyre, por edhe të kamerave.

Funde dhe pantallona të shkurtra, aksesorët e mbingarkuar dhe takat e larta janë vetëm disa nga detajet që janë komentuar pafund.