Zbardhet skema e mashtrimit në Tiranë. Elisabeta Bardhollari, infermiere është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se vidhte kartat e identitetit të pacientëve në spitalin ku punonte dhe i përdorte për të marrë kredi.

Në pranga është vënë edhe bashkëpunëtorja e saj Orjada Hoxha, shitëse e një dyqani elektroshtëpiake. Sipas policisë infermierja merrte kartat e pacientëve që i shkonin për mjekim dhe ia jepte bashkëpunëtores së saj për të marrë kredi me qëllim për të blerë pajisje në dyqanin ku punonte.

Këto pajisje më pas transportoheshin nga një person i tretë me iniciale A.H. dhe më pas shiteshin nga Bardhollari dhe Hoxha.