GJKKO ka lënë në burg ish deputetin e PS, Alqi Bllako i akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.  Klodiana Lala ka postuar një fotografi ku tregon se policia u mundua ta fshihet ish deputetin nga kamerat, por gazetarët ia dolën ta filmonin përmes vrimës së çelësit.

“U lodh e shkreta polici ta fshihte, por NE e filmuan ne vrimen e celesit!” – shkruan Lala. Ndërkohë avokati i ish-deputetit të PS Alqi Bllako, Sokol Hazizaj ka kundërshtuar pas seancës së sotme në Gjykatën e Posaçme.

“Më tepër është jo ligjore dhe jo e drejtë, la në fuqi këtë lloj vendimi që për në është tërësisht dhe haptazi jo vetëm në mungesë të respektit dhe lirisë të Alqi Bllakos, por edhe në mungesë të dijenisë që ka kjo gjykatë dhe organi procedural i hetimit për Kodin e Procedurës Administrative”, tha Hazizaj.

Ndërsa për argumentin që pretendon pala mbrojtëse që Alqi Bllako nuk ka lidhje me këtë aferë, Hazizaj tha: “Tre faktet penale për të cilat ka identifikuar organi procedural i hetimit, që lidhet me shpronësimin e tokës, janë akte të prodhuara jo nga Alqi Bllako, dakord? Nuk është prodhuar akti nga Alqi Bllako. Bllako në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm ka përcjellë vetëm dokumentacionin për shkak të akteve që dalin nga këshilli i ministrave.”