Një tjetër viktimë mes atyre që dokumentojnë luftë në Ukrainë. Fotoreporteri ukrainas Maxim Levin u gjet i vdekur, raporton Ukrainska Pravda.

Levin, 40 vjeç, i cili kishte punuar për disa gazeta ndërkombëtare, duke përfshirë AP dhe Reuters, ishte zhdukur që nga 13 marsi nga vija e frontit pranë Kievit, në rrethin Vyshhorod ku luftimet po rifillonin.