Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu do të gjykohet për dosjen “Gërdeci” nga Erion Çela në Gjykatën e Posaçme. Dosja kaloi nga Gjykata e Lartë, që shpalli mos kompetencë në Gjykatën e Posaçme.

Në fillim të muajit qershor, Gjykata e Lartë vendosi revokimin e vendimit që pengonte gjykimin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për dosjen e Gërdecit. Tashmë që çështja u rihap Mediu do të gjykohet.

Rreth tre muaj më parë Mediu deklaroi se ai është gjykuar në lidhje me këtë ngjarje dhe ka qenë ai që ka dhënë dorëheqjen menjëherë nga posti për arsye morale duke ngritur akuza se maxhoranca po e përdor çështjen për të përbaltur figurën e tij.

Nga shpërthimi i fuqishëm i 15 marsit të vitit 2008, rreth orës 12:05 humbën jetën 26 persona, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë.