Padyshim që e keni vënë re se ngjyra e të verdhës nuk është e njëjtë te të gjitha vezët. Por a e dini se këto ndryshime mund të na japin informacione bazike në lidhje me shëndetin apo çfarë ushqimi ka ngrënë pula?

Cilën të verdhë veze do të zgjidhje? Ja më e

Nga karakteristikat organoleptike ne do të përqendrohemi kryesisht te pjesa vizuale, duke supozuar se flasim për një vezë të freskët dhe jo për një të ndenjur. Pra, ajo që duhet t’i kushtoni vëmendje, në mënyrë që të nxirrni përfundime në lidhje me cilësinë e saj, është ngjyra e të verdhës, e cila varet kryesisht nga dieta e pulës.

Cilën të verdhë veze do të zgjidhje? Ja më e

Pulat që ushqehen kryesisht me misër bëjnë vezë ku verdha është e verdhë në portokalli, ndërsa ato që ushqehen me grurë ose elb bëjnë vezë me një ngjyrë të verdhë më pak të ndezur. Veza e cila është me të verdhë në portokalli është padyshim më e shëndetshme se tjetra.

Cilën të verdhë veze do të zgjidhje? Ja më e

Sigurisht, e verdha mund të tregojë shumë për cilësinë e vezës, por edhe e bardha nuk mbetet pas, pasi është në përqindje më të madhe brenda saj. Me kalimin e kohës, proteina që përmban ajo ndryshon formë dhe e bardha e vezës hollohet. Kjo është arsyeja pse vezët e freskëta kanë një strukturë më të bashkuar, ndërsa e bardha e atyre që janë të ndenjura priret të përhapet më shumë.