Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar (GJKKO) ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë për 18 persona nga 28 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Shpirti”.

Për 14 prej tyre, GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest me burg”. Ndërkohë prokurori Maskim Sota, drejtori i Policisë së Vlorës Ilirjan Balla dhe dy të arrestuarit e tjerë Abdyl Krasniqi dhe Luan Zylyftari janë lënë në arrest shtëpie.

Arrest me burg

Aleks Memaj

Aleksandër Neço

Mareglen Çaçi

Shkëlzen Kamberi

Klajdi Ademi

Erind Hysomenaj

Elton Kushi

Saimir Kurti

Malton Lleshi

(Çezar Gjomeno)

Ilir Gaba

Geri Zylyftari

Artan Zylyftari

Erlind Zylyftari

Arrest shtëpie

Luan Zylyftari

Artur Krasniqi

Ilirjan Balla

Maksim Sota

Në dosjen e siguruar shpjegohet me detaje të gjithë struktura e grupit kriminal të drogës, ku shqiptarët e akuzuar në bashkëveprim me shtetas italian dhe shqiptarë që ndodheshin në Itali kanë zhvilluar këtë transport të drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Në dosjen e Prokurorisë, janë përgjimet e grupeve kriminale, si dhe dëshmitë e të penduarve të drejtësisë, të cilët kanë rrëfyer para autoriteteve italiane fakte e prova që kompromentojnë dhe implimentojnë në veprimtari kriminale prokurorin Maksim Sota.