Instituti i Shëndetit Publik ka mohuar përhapjen e variantit Delta të COVID në Shqipëri. ISHP deklaron se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta, ose i njohur si varianti indian.

Pak më parë u raportua nga Neës 24 se në qarkun e Gjirokastrës ishin raportuar dy rastet të reja të variantin Delta të Covid.

Bëhej fjalë për një student të ardhur nga jashtë vendit një ditë më parë, sipas Neës 24 dhe Bë, nga fshati Asim Zeneli, e cila ka shfaqur komplikacione dhe simptoma te ngjashme me atë te tipit indian te virusit Corona.

Ndërsa rasti i dytë është shënuar në Përmet te një 45-vjeçar, i cili kishte ardhur nga jashtë. Të dy rastet trajtohen në regjim shtëpiak dhe deri tani gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar, ndërkohë që pritet përgjigja e analizave nga Anglia.

Por kjo është hedhur poshtë nga ana e ISHP-së. “Pavarësisht numrit të lartë të testimeve, nuk kemi sinjale për prezencën e këtoj varianti në vendin tonë. Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së Covid19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni”, thuhet në reagimin e ISHP-së.