Temperaturat e larta ditët e fundit kanë shkaktuar vatra të shumta zjarri në disa zona të vendi tonë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se së fundmi vatra zjarri janë aktivizuar në afërsi me pikën kufitare të Gerçarit në Vermosh.

Sipas informacioneve mësohet se për shkak të temperaturave të larta dhe erës vijon me shpejtësi përhapja e flakëve në këtë zonë.

Ndërkaq komandanti i Repartit të zjarrfikësve në Koplik, Besnik Hasa tha se janë dërguar në Vermosh një zjarrfikse dhe 5 efektivë të repartit.