Krahashuar me të enjten sot kemi një dyfishim të rasteve me COVID-19, ndërsa është ende mister nëse në vendin tonë ka mbërritur varianti “Delta”.

Zv/ kryeministri Erion Braçe përmes një postimi në Facebook u lutet qytetarëve që të zbatojnë rregullat për mbajtjen e maskës dhe të vaksinohen, pasi rreziku nga injektimi i dozës anti-covid është shumë më i vogël krahasuar me infektimin.

Vaksinohuni! vaksinohuni! Pas me shume se dy muajsh  me raste zero me covid 19; sot, ne Kemishtaj ne bashkine Divjake, kemi rastin e pare me kete virus! Rasti eshte i nje gruaje qe zoteron nje parukeri (ambjent i mbyllur e me prani te mjeteve qe pergapin grimca ne ajer me shpejtesi sic thareset e flokeve);

rasti eshte kontakt familjar me nje servis makinash (rasti me kontakte masive per shkak te sherbimit);

rasti dhe gjithe kontaktet e tij familjare jane pa vaksinuar!

Pra; shkelja evidente e rregullave ne ambjente te mbyllura eshte bere shkak per infektim; mos vaksinimi eshte bere shkak per infektim! Sic e dini, Kemishtaj ka vuajtur fort valet e meparshme te infesksionit me shume te semure dhe per fat te keq te vdekur. Ndaj dy lutje kam; zbatoni rregullat:

  1. maska ne ambjente te mbyllura sic parukerite, berberhanet, supermarketet etj;
  2. maskat kudo ku ka grumbullime njerezish;
  3. vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni!

rreziqet nga vaksinimi jane shume me te vogla se rreziqet nga infektimi” shkruan Braçe.