Rreth 100 efektivë policie nga Tirana kanë zhvilluar një aksion “blic” paraditen e sotme në institucionin e paraburgimit të Vlorës. Jane siguruar pamjet e momentit kur skuadra nga Tirana kryen kontrollin në paraburgimin e qytetit bregdetar në jug të vendit.

Në shënjestër kanë qenë qelitë e të dënuarve për të zbuluar nëse posedojnë sende të jashtëligjshme. Bilanci i operacionit që zgjati një orë ende nuk dihet, ndërsa në orët në vijim pritet që të ketë një informacion zyrtar nga policia e shtetit.