28 drejtues mjetesh janë arrestuar, 4134 janë gjobitur dhe 71 patenta janë pezulluar nga aksioni i policisë rrugore në 48 orët e fundit në të gjithë vendin.

Mes të arrestuarve në Tiranë ishte edhe një person në rrugën “Pjetër Budi”, i cili sipas policisë “pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur gërmonte me një mjet teknologjik në afërsi të një pallati, duke rrezikuar shembjen e pallatit”.

Policia thotë se i dehuri u arrestua pas sinjalizimit nga banorët e zonës, të cilët të alarmuar njoftuan efektivët.