Një 35-vjeçar me inicialet I.K nga fshati Mishtër i Klosit humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Mësohet se ai ka qenë duke rregulluar vetë një prizë në banesën e tij kur ka rënë në kontakt me energjinë. Ndonëse u dërgua menjëherë për në spitalin e Burrelit, 35-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e vërteta të ngjarjes së rëndë.