Anglezi që bëri tatuazh “It’s coming home” dhe kupën e “Euro 2020” para finales së 11 korrikut, e cila u fitua nga Italia me penallti, foli për herë të parë pas disfatës së dhimshme. Për “Manchester Evening Times” ai tha: “Unë do ta mbaj tatuazhin, nuk kam ndërmend ta heq. Jam shkatërruar dukshëm nga humbja e finales, por cili anglez nuk është ndier kështu? Kisha besim se do ta mundnim Italinë dhe do ta ngrinim trofeun e parë të madh në 55 vite. Kur shkuam te penalltitë, megjithatë fillova të mendoja se ndoshta kupa nuk do të kthehej në shtëpi.

Image: Lewis Holden

Pas ndeshjes finale, miqtë e mi më këshilluan të prisja këmbën. Mora rreth 500 kërkesa për miqësi në Facebook nga italianët, nuk po e teproj. Shoh kaq shumë negativitet në rrjetet sociale, sa doja të bëja diçka pozitive. Kjo është kombëtarja më e mirë që kam parë në jetën time, nëse arrijmë përsëri në finale do të kthehem tek artisti im i tatuazheve”.