Vajza e mitur Klarisa Gjoka që u plagos rëndë nga shpërthimi i gazit në Velipojë në një hotel në pronësi të familjes më 4 korrik ka humbur jetën në Italim

Ajo u dërgua së bashku me 4 pjesëtarët e tjerë të familjes për kurim të specializuar në vendin përtej Adriatikut, por ashtu si edhe motra e saj, ishte e pafat, duke mos i rezistuar plagëve të marra.

Një javë më parë, Daniela Gjoka, 19 vjeçe vdiq, pasi nuk i rezistoi plagëve të marra. Ndërkohë që ajo është varrosur disa ditë më parë në Itali.

Në Itali për kurim janë edhe e ëma dhe djali i tyre. Daniela kishte planfikuar të martohej në muajin gusht, por ngjarja aksidentale në hotelin e familjes në Velipojë, e cila mund të parandalohej, i mori jetën tragjikisht.

Zjarri i shkaktuar nga një bombol kampingu plagosi rëndë nënën e saj dhe dy fëmijët e mitur të familjes Gjoka, njëra prej të cilëve u nda sot nga jeta.

Si ndodhi ngjarja?

Kryefamiljarja Alketa Gjoka, 40 vjeçe, ka tentuar të ndezë një prej bombolave të gazit, e cila ka pasur rrjedhje dhe ka shpërthyer.

Flakët kanë përfshirë dhomën, por edhe të gjithë hotelin duke plagosur rëndë 4 anëtarët e familjes Gjoka, 40-vjeçaren dhe vajzat: Daniela Gjoka 19 vjeç si dhe dy fëmijët e mitur 15 dhe 12 vjeç.

Ato fillimisht u transportuan për në spitalin e Shkodrës, por më pas për shkak të plagëve të marra janë nisur për në Tiranë dhe më pas në Itali.

Në ato momente shpëtimi nga flakët ishte hedhja në pishinë, kur shihnin hotelin të shkrumbohej, por mjekët jashtë kamerave thanë se uji me klor në fakt nuk i ka ndihmuar por u ka dëmtuar lëkurën, ndërsa djegia e tyre konsiderohet e gradës së tretë mbi 80 për qind.

Daniela do martohej në gusht

Daniela Gjoka

Një javë më parë Daniela Gjoka nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga shpërthimi i fuqishëm i bombolës së gazit.

19-vjeçarja e cila do të martohej në muajin gusht, nuk ka mundur që të përballojë plagët e rënda nga djegia duke mbyllur përgjithmonë sytë në Itali, 5 ditë pasi u dërgua për kurim të specializuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 korrik, rreth orës 06:30 në Velipojë.

Klarisa Gjoka 15 vjeçe, Enriko Gjoka 12 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeçe (nëna), po ashtu janë në gjendje të rëndë për jetën dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Pas shpërthimit në hotel është zbuluar një magazinë në pjesën e pasme ku janë gjetur 5 bombola të tjera, fatmirësisht pa shpërthyer. Në magazinë është gjetur edhe një cisternë gazi.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, pasi i gjithë kati i parë i hotelit është shkatërruar dhe orenditë e këtij objekti kanë fluturuar jashtë.