Futbollisti argjentinas, Lionel Messi, ka vendosur një rekord të ri por këtë herë jo në futbollin e luajtur por në Instagram.

Postimi i Messit me kupën e “Copa America” është postimi që ka marrë më së shumti pëlqime nga postimet që kanë lidhje me futbollin.

Postimi i Messit ka kapur shifrën e mbi 19 milionë e 600 mijë pëlqimeve.

Futbollisti arriti të fitojë trofeun e “Copa America”, fundjavën e kaluar me Kombëtaren e tij.

Ky ishte edhe trofeu i parë me Kombëtaren për Messin.