Një sherr mes adoleshentëve në Durrës ka përfunduar me një të plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:20.

Sipas policisë pas një konflikti A. B. ka qëlluar me thikë S. G., 19 vjeç, banues në Hamallaj, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.