Ndërron jetë nga Covid-19, kryeplaku i fshatit Remanicë të Beratit, Edison Hëna, 50-vjeç.

Babai i 3 fëmijëve mësohet se kishte mbërritur në Repartin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Berat, më 5 Mars, në gjendje të rënduar.

Pas ekzaminimeve dhe skanerit të kryer, mjekët e spitalit të Beratit e kanë dërguar 50-vjeçarin me urgjencë me ambulancë në Spitalin Infektiv Covid-1 në Tiranë.

Mësohet se gjendja e 50-vjeçarit, Edison Hëna, është përkeqësuar dhe prej disa ditësh ai ndodhej në intubim në spitalin Infektiv, Tiranë. Ai humbi jetën mbrëmjen e djeshme.

Teksa ishte në intubim, mësohet se 50-vjeçari pësoi arrest kardiak.

Edison Hëna, përveç kryeplak i fshatit Remanicë, ishte edhe këshilltar në këshillin bashkiak të ish- komunës Velabisht.

Të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit në rrjetet sociale nga miqtë e kolegët e 50-vjeçarit. Ata e përshkruajnë të ndjerin një njeri të rregullt dhe familjar. Edison Hëna është përcjellë sot për në banesën e fundit.