Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i bosit shqiptar të kokainës, Agim Cerma, i njohur me pseudonimin “Jimmy”, që u kap dy ditë më parë së bashku me katër bashkëpunëtorë të tij, ndërsa iu zbuluan dhe sekuestruan 333 kilogramë kokainë dhe 2 miliardë pesos, rreth 450 mijë euro.

Mediat kolumbiane kanë publikuar pamjet si lëvizte shqiptari në Kolumbi duke u kamufluar se po shiste produkte kozmetike. Grupi kriminal u godit nga DEA. I njohur si “Jimmy”, trafikanti nga Lushnja u vendos në pranga brenda shtëpisë së tij në qytetin Palmira.

https://youtube.com/watch?v=SMN8Uyfj5Fo%3Ffeature%3Doembed

Sipas autoriteteve kolumbiane trafikanti shqiptar ishte në krye të veprimtarisë kriminale dhe bashkëpunonte me grupet më të rrezikshme të Kolumbisë.

Çerma merrte paratë nga Europa për blerjen e kokainës dhe më pas garantonte dërgimin e drogës me avionë charter në SHBA por edhe Europë në Bullgari nga fluturimet përmes aeroporteve ndërkombëtare.

Për trafikun e kokainës ata përdornin edhe portet detare kolumbiane, ku droga fshihej në kontenierët e mallrave.