Roma fitoi 5-2 miqësoren e ditës së djeshme ndaj hungarezëve të Debrecen. Një rezultat pozitiv, Nicolo Zaniolo po rikthehet gradualisht në formë dhe realizoi një gol shumë të bukur, ndërsa Jose Mourinho është një tip që nuk kënaqet kurrë.

Trajneri portugez pretendon maksimumin nga të gjithë. Në një moment u zemërua keq me Ebrima Darboe, mesfushorin nga Gambia. 20-vjeçari e nisi takimin si titullar, teksa në një moment kreu një pasim gabim, me topin që përfundoi jashtë.

https://youtube.com/watch?v=PskuwgAjrbQ

Gafë e patolerushme për “Special One”, i cili i ulëriti lojtarit afrikan: “Darboe, zgjohu k**e! Çfarë dreqin bën kështu?” Fjalë që djaloshi nuk do i harrojë lehtë, por do i shërbejnë të rritet e përmirësohet.