U duhet të udhëtojnë dy kilometra për të mbërritur në burimin më të afërt, për të siguruar ujë të pijshëm. Në fshatin Sovjan të Maliqit uji i pijshëm nuk konsumohet. Banorët ngarkojnë bidonët dhe nisen çdo ditë drejt burimit të fshatit të Sheqerasit.

“Uji jonë nuk pihet. Është gati 2 km larg. Shkoj njëherë në tre ditë.  Pse ta marr ujin në Sheqeras. Si duhet normale, të rrish gjithë këtë kohë pa ujë.  Kam dhe jonxhën këtu. Për të do shkoj të mbush ujë sot.”

Ka 10 vjet që në çesmat e tyre uji vjen i ndotur.

“Uji, gjithmonë ankohen njerëzit se ka nxjerrë dhe papastërtira. Nëse do bjere shi. Do të vijë dy ditë ujë i turbullt.”

“Problemi është se atje shkarkohen mbeturinat e përrenjeve lart. E pastaj bie në pustë. Nuk është se s’kemi, por është i ndotur,” thotë një tjetër.

Investime janë bërë, por jo për cilësinë e ujit të pijshëm.

“Është bërë asfaltimi dhe rrugët, por uji jo.”

Janë ankuar, por zgjidhje nuk kanë gjetur.

“Ku të ankohesh, vëllai im ka qenë më përpara në punë, asnjë nuk e ngriti zërin…”

“Na kanë premtuar. Është ngritur zëri. Na e dhënë fjalën do e rregullojmë,” thotë një tjetër.

Në Sovjan jetojnë 2500 banorë që torturohen prej një dekade për të siguruar ujë të pastër tek fshati fqinj.