Vala e nxehtësisë ka goditur rajonin gjatë ditëve të fundit duke regjistruar temperaturat më të larta. I nxehti pritet të arrijë kulmin të hënën deri të premten e ardhshme.

Mediat greke shkruajnë se mërkuri do të “godasë” vendin për 24 orët e ardhshme, ndërsa qytetarët këshillohen të kenë kujdes në orët e pikut.

Ditën e nesërme moti do të jetë i kthjellët me erëra të lehta në Egje. Temperatura do të pësojë luhatje në varësi të rajonit.

Kulmi pritet të regjistrohet në pjesën perëndimore ku meteorologët kanë parashikuar se temperaturat do të shkojnë deri në 43 gradë celcius.

Fenomeni është akoma edhe më i rrezikshëm pasi do të ketë një kohëzgjatje mbi normale por edhe sepse diapazoni i temperaturës (ndryshimi midis temperaturës maksimale dhe minimale) do të jetë i vogël. Rekord pas rekordi! I nxehti historik në Itali, temperatura deri në 47 gradë, në veri godet breshëri

Temperaturat në Itali do të arrijnë deri në 47 gradë. Kjo është vala e nxehtësisë më e fortë që nga viti 2003.

Nga nesër në mbrëmje dhe përgjatë fundjavës në Itali pritet të shtrihet një vale e re temperaturave të larta. Sipas parashikimit të motit, temperaturat në Napoli mund të arrijnë në 47 gradë, ndërkohë që Siçili, Pulia dhe Bari vlerat maksinale do kapin shifrën e 46 gradë.

Mediat shkruajnë se këto kushte atmosferike konsiderohen si historike, më të forta se ato të vitit 2003.

Në Italinë qendrore, në rajone të tilla si Umbria, Toskana dhe rajoni më i gjerë i Romës, nxehtësia do të jetë prezent por jo si në jug të vendit.

Kjo valë e të nxehtit do të jetë prezent në dhjetë ditët e para të gushit. Ndërkohë tërësisht ndryshe parashikohet situata në veri të Italisë, nga Lombardia. Veneto dhe Piemonte ku meteorologët kanë parashikuar reshje të forta shiu, madje dhe breshër.

Turqia “nën pushtetin” e flakëve, frikë dhe panik digjen disa banesa

Truqia prej dy ditësh po përballet me një situatë të pazakontë ku zjarret duket se po shkrumbojnë gjithçka.

Mediat vendase bëjnë me dije se vazhdojnë përpjekjet për të shuar 21 nga 63 zjarre në 21 provinca të Turqisë.

Ndërkaq si pasojë e flakëve janë dëmtuar 34 lagje në Manavgat, janë evakuuar banorët në Mersin.

Ndërkohë deri më tani mësohet se është vënë në kontroll 42 vatra zjarri.