Pavarësisht kostos së lartë të biletave, pasagjerët shqiptarë udhëtojnë në kushte mjaft të vështira.

Në disa pamje të publikuara në rrjet, duken disa prej tyre të cilët udhëtojnë në linjën Bari-Durrës me agjencinë Adria Ferrie.

Pasagjerët shihen të shtrirë në tokë nëpër korridore ku kanë shtruar disa mbulesa dhe çarçafë.

Vargu i pasagjerëve të shtrirë në tokë vazhdon për disa metra, kjo për shkak se kostoja e dhomës është mjaft e lartë.