WWA është një organizatë e themeluar në vitin 2014 dhe synon të hetojë shkaqet e ndryshimeve klimatike. Dy javë para përmbytjeve në Gjermani, grupi po hetonte shkaqet në lidhje me valën e të nxehtit që goditi veriperëndimin.

Këtë javë, zjarret  shpërthyen në Greqi, Itali dhe Turqi. Ekipi tani do të mblidhet për të vlerësuar nëse ndryshimet klimatike ose faktorë të tjerë janë përgjegjës për këto fenomene, sipas një artikulli të Financial Times.

Shumë faktorë mund të jenë përgjegjës për fenomenet e fundit, të tilla si morfologjia e tokës, vendimi i banorëve për të jetuar në zona të rrezikshme dhe kushtet klimatike lokale. Edhe pa fenomenin e ngrohjes globale, kushtet ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë, do të vazhdojnë të ndodhin.

Ndryshimi i klimës, megjithatë i ka bërë fenomenet ekstreme më të shpeshta dhe më intensive. “Të dhënat shkencore, bëhen më komplekse kur studiojmë secilin fenomen në mënyrë të veçantë dhe pyesim veten nëse është kryesisht për shkak të ndryshimit të klimës dhe si ndryshimet klimatike kanë ndikuar në intensitetin e tij,” tha Peter Stott , një ekspert britanik i klimës.

“Nuk ka prova që ndryshimet klimatike  janë shkaku i ngjarjeve ekstreme të motit, pasi modelet tona nuk janë në gjendje t’i llogarisin ato.  Instrumentet që kemi në dispozicion nuk janë të mjaftueshme.”

Krijimi i modeleve të tilla, megjithatë është i domosdoshëm. “Ne kemi nevojë për investime të mëdha në studimin e kushteve klimaterike.

“Aftësia jonë për të kuptuar dhe parashikuar ndryshimet klimatike dhe ngjarjet ekstreme të motit që e shoqërojnë atë është e kufizuar vetëm nga paaftësia e kompjuterëve modernë për të kryer llogaritje të tilla komplekse, “tha profesori Flavio Lenner në Universitetin Cornell.

Në vlerësimin e valës së nxehtësisë, ekipi i WWA tha se temperaturat ishin aq ekstreme dhe të papritura saqë mund të ishin rezultat i ndryshimeve klimatike “jo-lineare”, ku efektet ekstreme nuk ndodhin në të njëjtën kohë kur ndryshojnë temperaturat.

Grupi Këshillimor i Qeverisë Britanike për Ndryshimet Klimatike tha se vala e nxehtësisë në Amerikën e Veriut dhe përmbytjet në Europë nuk janë shkak i rritjes së temperaturave mesatare.

“Ndryshimi i klimës po ndodh më shpejt nga sa ne e prisnim.” Ngrohja e shpejtë dhe shkrirja e akujve mund të ketë shkaktuar zhvillime të reja në këtë fenomen, duke përshpejtuar ndryshimet klimatike.