Një fotografi prekëse e zjarrfikësve të Greqisë ka bërë xhiron e rrjetit.

Mediat në vend kanë publikuar një foto në të cilën shfaqen disa zjarrfikës vullnetarë duke pushuar, të shtrirë në tokë, pasi kanë luftuar me orë të zgjatura me flakët.

Sipas raportimeve,  ata janë anëtarë të Shoqatës së Vullnetarëve të Mbrojtjes së Pyjeve, u shtrinë në tokë nga lodhja, ndërsa përpiqeshin të “vidhnin” disa çaste pushimi.

Fotografia u publikua të premten në mëngjes dhe që prej atëherë numëron mijëra postime dhe komente për heroizmin e zjarrfikësve dhe kontributin e tyre në betejën me flakët.