Zbret ferri mbi Tokë gjatë natës në Karaburun. Përfshihet nga zjarri apokaliptik Gjiri i Gramës. Policia në zonën e plazhit për të evakuuar turistët

Një situatë e frikshme është shkaktuar pak pas mesnatës së të shtunës në gadishullin e Karaburunit në Vlorë, pasi vatra e zjarrit ka marrë përmasa në këtë zonë ka marrë përmasa të tmerrshme.

Si pasojë e situatës tepër të rrezikshme që është krijuar, Policia Kufitare ka shkuar në zonën e plazhit në gji, për të kontrolluar nëse ka turistë për t’i evakuuar, teksa zjarri në zonën pas Karaburunit ka marrë përmasa të mëdha.

Në lidhje me situatën e rëndë në Gjirin e Gramës ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, duke hedhur akuza ndaj autoriteteve, për të cilat thotë se e kanë neglizhuar dhe nuk e kanë marrë seriozisht zjarrin.

Ndërkohë, Agalliu ka postuar dhe pamjet e vatrës së zjarrit në Gjirin e Gramës, ku në errësirën e natës duket sikur edhe qielli dhe deti kanë marrë flakë.