Don Xhoni është një nga reperët më të pëlqyer të momentit. Këtë e tregojnë këngët e tij, të cilat dëgjohen kudo dhe sallat e koncerteve, që mbushen gjithmonë plot sa herë që artisti performon.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, Don Xhonit i ka ndodhur një e papritur teksa po mbante koncert në Ferizaj. Të pranishmit nuk kanë mundur të shijojë sepse është ndërprerë. Me shumë gjasë, kjo ka ndodhur për shkak të mos-respektimit të masave anti-COVID.