Gjatë natës shërbimet zjarrfikëse të Kukësit si edhe punonjës të bashkisë kanë punuar për normalizimin e  situatës së zjarrit.

Mëngjesin e sotëm situata paraqitet më e qetë dhe zjarri në faqen e malit mbi tunel është shuar, ndërsa forcat zjarrfikës të bashkisë Kukës dhe të Tunelit vijojnë  monitorimin në vend.

Aktualisht ka nisur operacioni për shuarjen e flakëve tek zona e quajtur Laku i Thive. Ndërhyrja tek Laku i Thive po bëhet nga ajri, duke u mbështetur nga edhe Forca të ushtrisë dhe shërbime zjarrfikëse të Kosovës. 34 zjarrfikës të Kosovës prej 9 njësive dhe 9 automjete aktualisht po ndërhyjnë tek laku i Thive.