Pas finales së “Euro 2020” midis Italisë dhe Anglisë, të fituar nga axurrët, tifozët anglezë e panë të arsyeshme të nisnin një peticion për të përsëritur ndeshjen.

Në rrjetet sociale kjo nismë ishte bërë padyshim një nga temat e ironizuara më shumë nga mbështetësit e Italisë, por edhe nga lojtarët aktualë dhe ish-futbollistët (Florenzi dhe Marchisio ishin ndër të parët që provokuan anglezët për këtë temë).

Edhe Bobo Vieri, me pushime me miqtë e tij, Cassano dhe Corradi, dhe familjet e tyre përkatëse, ka nisur një peticion… në rrjetet sociale.

Shokët e pandashëm të pushimeve të Christian Vieri, Cassano dhe Corradi, e mundën ish-sulmuesin e Interit në padel, me një rezultat shumë të rëndë 6/0, 6/0. Megjithatë, me sa duket, Bobo kërkon të riluhet ndeshja.

E pamundur të mos iu referohesh britanikëve dhe peticionit të tyre për finale e Europianit me këtë ironi therëse. Bobo Vieri thumbon përmes Instagramit: “Nisni peticionin, le ta luajmë përsëri ndeshjen…”