Prokuria dyshon se tre të burgosurit që tentuan arratinë nga qelitë e burgut “Jordan Misja”, ose siç njihet “313” në kryeqytet u favorizuan në planin e tyre edhe nga disa punonjës së policisë së burgjeve.

Kështu thuhet në kërkesën që prokurori Bajram Breçani paraqiti gjykatës gjatë seancës së mbajtur për caktimin e masave të sigurisë për Arbër Çekajn, Fatmir Pjetrin dhe të paraburgosurin Lulzim Çepele që inskenoi shpërqendrimin mee rojeve të sigurisë.

Prokuroria e Tiranës hedh dyshime se policët që ishin në burgun 313 ditën e tentativës për arratisjes shpërdoruar detyrën, duke shtuar se ka nisur hetim edhe për ta.

Punonjësi që arriti të neutralizojë i pari njërin prej protagonistëve, në dosje thuhet se është specialisti i informacionit Myfit Xheka.

Në tentativën për të kapur Fatmir Pjetrin punonjësi i policisë është qëlluar me cengelin e  hekurit e përdorur për arratisje. Më pas Xheka tregoi para hetuesve se si u bë i mundur neutralizimi i plotë.

Në seancë tre protagonistët e tentativës së arratisjes u paraqitën të qeshur. Arbër Çekaj nëpërmjet një letre thotë se nuk kishte dijeni, madje e ndoqi instiktivisht Pjetrin teksa ishte me kafe në dorë, por më pas u kthjellua dhe konstatoi se nuk ishte zgjidhje.

Ai shkruan se plani i arratisjes ishte i të dënuarit Pjetri. Në fund gjykata pranoi kërkesën e  Prokurorisë për të dhënë ndaj tyre masën e “arrestit me burg” me akuzën e largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit.