Këngëtarja e njohur, Jessie J po përballet me një problem misterioz për disa muaj, i cili e ka lënë atë me shumë dhimbje duke ndikuar edhe në zë, edhe pse akordet e saj vokale nuk janë problemi.

“Dje u përpoqa të këndoja një këngë që zakonisht mund ta këndoj me lehtësi, dhe nuk munda. Çështja që kam nuk është zëri im, por po ndikon në zërin tim. Dhe… unë qava. Për orë të tëra”, ka shkruar ajo në Instagram.

“Prej 6 muajsh dhe unë ende nuk mund ta kaloj një ditë të plotë pa dhimbje në mes të qafës dhe fytit. Disa ditë janë shumë më të mira se të tjerat”, ka shkruar Jessie J.

Ylli 33-vjeçar ka thënë se përpiqet të qëndrojë pozitive, por pranoi se ka momente kur ndihet “e humbur dhe e vetmuar”, shkruan FemaleFirst.

Derisa nuk ka marrë ende një përgjigje për problemin shëndetësor që ka, Jessie J ka thënë se testimet po vazhdojnë t’i bëhen për të gjetur një zgjidhje