Moderatorja Arbana Osmani është përballur me komente fyese, mallkuese dhe bullizuese në rrjetet sociale.

Ajo ndau në Instastory identitetin e një ndjekëseje, e cila e ka mallkuar së bashku me fëmijët mirëpo ky postim u fshi pas disa minutash.

Më pas Arbana ndau një shkrim, në të cilin kërkon që të raportohet çdo rast i tillë, urrejtje, bullizmi në rrjetet sociale.

“Gjuha e urrejtjes online jo vetëm nuk duhet toleruar, ajo duhet dënuar, raportuar, dhe ndaluar. Në një vend të vogël si ky i yni, ku problemet më të vogla janë ngjarjet në një “reality shoë”, cyber bullying është plagë e kësaj shoqërie, tolerimin ndaj të cilit sot e vuajmë ne, që ndoshta na është bërë lëkura shollë e nuk na bënë më përshtypje; por nëser ndikimi që do të ketë mbi fëmijët tanë mund të jetë i përballueshëm. Raportoni çdo njeri që flet dhe komenton me gjuhën e urrejties, bëjeni këtë për vete dhe për fëmijët tuaj”, ka shkruar Arbana.