Donald Veshaj është personazhi më i komentuar i këtij edicioni në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Pas eleminimit të Beatrixës, ai duket se nuk po gjen stabilitet. Madje ka shprehur se është në merak për mënyrën se si është pritur këngëtarja nga publiku.

Mbrëmjen e djeshme, Donaldi ka biseduar me Egzonën duke u shprehur se ka qenë tepër i shqetësuar edhe se i është dukur sikur po e humbet veten e tij me gjithë këto situata që kanë ndodhur.

“Më duket sikur po e humbas veten time këtu brenda”, ka thënë aktori.

“Mos e harro arsyen për çfarë je futur”, i është drejtuar moderatorja.

“Ajo arsye po më mban mua këtu”, tha Donaldi.