Këngëtarja nga Kosova Beatrix Ramosaj reagoi ditën e djrshme për herë të parë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP.

Ajo thuhej se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, ndaj nuk ka patur asnjë reagim në rrjete sociale dhe këtë kohë e ka kaluar duke krijuar muzikë dhe duke qëndruar pranë familjarëve.

Emra të njohur të botës së showbizit e kanë mbështetur Beatrixën me komentet e tyre në rrjetin social Instagram. Në postimin e gjatë që ajo ka bërë, ka marrë reagime edhe nga Fjolla Morina dhe Dafina Zeqiri.

“Ti je dritë”, ka shkruar Fjolla, derisa Dafina i ka dhënë mbështetje përmes disa ’emoji’ në formë zemre.

Beatrix në postimin e saj ndër të tjera shprehej se jo çdo gjë është fushë me lule dhe se tranzicioni në jetën reale ka vështirësi sa i takon përshtatjes.