Korça me ndërprerje të shpeshta të energjisë, shkaku një difekt në nënstacionin elektrik të qytetit.

Qyteti i Korçës në këto ditë me temoeratura mjaft të ulta, ka provuar pas shumë vitesh se çdo të thotë të jetosh këtë situatë të vështirë dimri edhe në mungesë të energjisë elektrike.

Shkëputje disa herë të energjisë elektrike ka patur mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytet. Pas rrikthimit të energjisë rreth orës 19.00, errësira e gjatë pllakosi gati edhe 30 minuta në vonë.

Shkaku i kësaj anomalie në furnizimin me energji raportohet të jetë një difekt në nënstacionin elektrik të qytetit. Si pasojë e tij, u rregjistruan ikje dhe ardhje disa herë të energjisë në qytet.