Kryeministri Vladimir Putin shprehet se është i gatshëm për bisedime me Ukrainën.

Putin reagoi menjëherë pas thirrjeve të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për zgjidhje diplomatike.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, citohet të ketë thënë për mediat ruse se Vladimir Putin, është gati të dërgojë një delegacion të zyrtarëve të rangut të lartë për bisedime me Kievin, të cilat sipas Moskës duhet të mbahen në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk.

Rusia nga ana tjetër i ka kërkuar Ukrainës që të shpallë statusin e vendit neutral, që do të thotë që nuk do të bëhet pjesë e asnjë aleance ushtarake.

Më herët, Zelensky ftoi Putin për bisedime për zgjidhjen e konfliktit të përgjakshëm mes dy shteteve. “Përsëris thirrjen ndaj presidentit të Federatës ruse. Po zhvillohen luftime në territorin ukrainas. Le të ulemi për bisedimet dhe t’i japim fund vdekjes së të pafajshmëve”, shprehet Zelenesky.

Mes të tjerash, presidentit ukrainas përsëriti reagimin e dobët të perëndimit, si dhe iu bëri thirrje qytetarëve të Europës të dalin në protesta të mëdha kundër kësaj lufte.

Ndërkohë, në terren situata vijon të jetë e rëndë. Forcat ruse raportohet të kenë marrë nën kontroll aeroportin në Hostomel, pranë Kievit. Media ruse ka raportuar se mbi 200 helikopterë rusë janë përdorur në operacionin për marrjen e aeroportit. Po ashtu, theksohet se Kievi tashmë është i “bllokuar nga Perëndimi”.