Një skuadër ‘gjuetarësh’ e forcave speciale çeçene është lëshuar në Ukrainë për të ndaluar ose vrarë një grup zyrtarësh të veçantë ukrainas.

Secilit ushtar thuhet se iu dha një detyrë e veçantë me fotografi dhe përshkrime të zyrtarëve ukrainas, raportoi një kanal Televiziv i Moskës me lidhje me institucionin e sigurisë.

Lista është e zyrtarëve dhe oficerëve të sigurisë të dyshuar për ‘krime’ nga Komiteti Hetimor Rus, shtohet në raport.

LINKU VIDEOS : https://www.dailymail.co.uk/embed/video/2623221.html

Më herët presidenti i Ukrainës pranoi se ai është ‘objektivi numër një’ për vrasësit rusë në kryeqytetin e tij, ndërsa familja e tij është ‘goli numër dy’ për vrasësit e Putinit, shkruan DailyMail.

Skuadra çeçene mendohet të jetë në një pyll ukrainas dhe dyshohet se iu dha një ‘urdhër për të vrarë’ nëse personat në listën e të kërkuarve nuk mund të ndaloheshin