Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë se sulmet ruse janë zgjeruar në kopshte të fëmijëve dhe jetimore.

Ai i ka konsideruar këto sulme si krime lufte dhe shkelje të Statutit të Romës.

“Bashkë me Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, ne jemi duke mbledhur këtë dhe fakte të tjera, të cilat do t’i dërgojmë menjëherë në Hagë. Përgjegjësia është e pashmangshme”, shkruan Kuleba në Twitter.

Ndërkohë, Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës tha më të vështira do jenë orët në vazhdim.

Plani i armikut është të çajë përmes me tanke nga Ivankivi në Çernihiv drejt Kievit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë ndërmarrë disa sulme me raketa dhe janë hedhur në erë disa ura.

Objektivi i Rusisë mbetet Kievi dhe presidenti i vendit.